


Nju Jork, 6 gusht 2013, NOA/Beqir Sina/ Një grua e moshuar shqiptare, me banim në Nju Jork të Amerikës, e cila vuan nga sëmundja e Alzheimer ka humbur kontaktet me familjarët e saj. Kërkesa për identifikimin dhe gjetjen e të afërmve është bërë nga një shqiptar që banon në Amerikë, Simon Qafa, i cili ka bërë publikimin e fotos së saj në rrjetin social Facebook. “Jam duke kërkuar ndihmë nga ju për identifikimin e këtij personi”, shkruan në Facebook Simon Qafa, duke kërkuar solidaritetin e bashkëkombësve.
Personi që shfaqet në fotografi ka karakteristike të veshjes shqiptare, nisur nga shamia e bardhë që ka në kokë. Sipas Qafës, edhe fizionomia e saj flet për qytetare shqiptare. Gruaja e moshuar vuan sëmundja Alzheimer (humbja e kujtesës) dhe e ka të pamundur të identifikojë emrin e saj dhe familjen ku jeton.
Gruaja e moshuar, thuhet se është gjetur në zonën “Clarence and Vincent” në “Country Club” në pjesën e sipërme të qytetit të Nju Jorkut. Ajo thotë se nuk e mban mend emrin e saj dhe nuk është në gjendje të shpjegoi sesi ka mbërritur në këtë zonë të qytetit.
Përfaqësues të komunitetit shqiptar në SHBA bëjnë apel për shpërndarjen e kësaj fotografie për identifikimin e gruas. Personat që mund të njohin gruan dhe që jetojnë në SHBA, mund të njoftojnë Departamentin e Policisë së New Yorkut (Missing Person).
Gjithashtu, qytetarët që mund të ketë informacion të vlefshëm për identifikimin e saj apo të afërmeve të saj, mund të kontaktojnë me z. Simon Qafa në Nju Jork, por edhe në adresën [email protected], ose në numrin e telefonit 718 8642413.
b.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





