Transmetuar më 06-08-2013, 15:35

Prishtinë, 6 gusht 2013, NOA.al- Shumë lagje të Prishtinë po përballen me reduktime të gjatë të ujit. Kjo po ndodh për shkak të rënies së nivelit të ujit në liqenin e Badovcit dhe Batllavës. Sipas ujësjellësit rajonal, një arsye tjetër janë keqpërdorimet e ujit nga konsumatorët.

Zëdhënësja e ujësjellësit rajonal “Prishtina” Arjeta Mjeku, kërkoi të ndërpritet keqpërdorimi i ujit të pijes, në këtë të ndalohet ujitja e kopshteve.

“Reduktimet vijnë si rezultat i keqpërdorimit të ujit, sidomos nga banorë që ujisin kopshtet, por edhe ka keqpërdorime nga kompanitë që ndërtojnë objekte të ndryshme banesore Zëdhënësja e ujësjellësit rajonal’’, ka thënë zëdhënësja e ujësjellësit rajonal, Arjeta Mjeku.

Sipas saj, më së shumti e pësojnë banorët e kryeqytetit. Ajo e ka quajtur të turpshme përdorimin e ujit për fshatra.

“Po ujitet misri nëpër fshatra sepse fshatrat po janë ato që shpesh po e keqpërdorin ujin deri në kryeqytet. Është turp për konsumatorin, është turp për ata që në këtë periudhë po e shfrytëzojnë në mënyrë të parregullt ujin e pijshëm dhe shumë pika në kryeqytet ka një javën që kanë mungesë të ujit të pijshëm”, tha ajo. Vetëm javën e kaluar janë gjobitur më shumë se 9 raste.

Niveli i ujit në liqenet Badovc dhe Batllavë, ka rënë gati dhjetë metra dhe ky është shqetësim për banorët që jetojnë në zonat e larta tha Mjeku e cila kërkon kujdes më të shtuar për përdorimin e ujit të pijes./t.k/a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit