

Tetovë, 6 gusht 2013, NOA.al- Persona të panjohur kanë grabitur mbrëmë stoli ari me një vlerë rreth 30 mijë euro në një shtëpi private në fshatin Llërcë të Tetovës.
Siç bën të ditur policia lokale, grabitja ka ndodhur në shtëpinë e 54 vjeçarit me inicialet N.K, i cili gjatë kohës së grabitjes nuk ka ndodhur në shtëpi. Pronari i shtëpisë më vonë ka hetuar se është vjedhur shtëpia e tij dhe menjëherë ka alarmuar organet policore, që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekspertizën.
Policia e Tetovës theksoi se ka nisur hetimet dhe kërkimet për kapjen e autorëve të kësaj grabitje. Muajve të fundit janë shtuar grabitjet e shtëpive private në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, ku grabitësit kanë si cak të grabitjes stolitë e arit. /n.p/a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





