

Durrës, 6 gusht 2013, NOA.al- Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në rrugën e vjetër nga Tirana për në Durrës.
Burime zyrtare nga policia i thanë agjencisë së lajmeve Noa.al, se ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Kodër Arapaj ku një makinë e cila ecte me shpejtësi të madhe është përplasur me një shtyllë betoni.
Mësohet se viktimë ka mbetur një fëmijë 12 vjeç, djali i drejtuesit të mjetit, ndërsa i plagosur ka mbetur babai i tij Alfred Jusufi 35 vjeç, i cili ka humbur kontrollin mbi makinën tip benz që drejtonte.
Sakaq forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





