

Fier, 6 gusht 2013, NOA.al- Policia e Fierit ka vënë në pranga katër persona të akuzuar për gjobvënie ndaj një biznesmeni.
Siç raporton Noa.al në kuadër të operacionit të koduar “Rrethrrotullimi” u shkatërrua një grup i rrezikshëm kriminal që i vinte gjoba bizneseve të ndryshme në qytetin e Lushnjes.
Ky grup kriminal, herën e fundit, i ka vënë një gjobë prej 100 mijë lekësh një biznesmeni të këtij qyteti, me kusht shlyerje me 3 këste, ku në të kundërt nëse ai nuk paguante, ata do të hakmerreshin ndaj tij dhe familjareve.
Për rrjedhojë u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i 26 vjeçarit Elis Tahullai, 25 vjeçarit Elis Bilani, 26 vjeçarit Lorenc Bilani dhe 56 vjeçarit Kujtim Taullahi që të gjithë nga Lushnja, nën akuzën për veprën penale “Shtrëngim për dhënie pasurie”.
Sakaq në banesën e 56 vjeçarit u gjetën dy armë automatike dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh model 56 të kalibrit 7.62 mm. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





