Transmetuar më 06-08-2013, 10:27

Përmet, 6 gusht 2013, NOA.al- Një burrë i moshuar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ura në hyrje të qytetit të Përmetit, ku dhe ka gjetur vdekjen në ujërat e lumit Vjosë.

Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, mësohet se viktima është identifikuar si Jorgji Stefanidhi rreth 70 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa e tij mëngjesin e sotëm.

Ishte gruaja e të moshuarit ajo që denoncoi në polici largimin e tij, çka bëri që uniformat blu të vihen në kërkim, ku si rrjedhojë i moshuari u gjet i pajetë në ujërat e lumit, poshtë urës së madhe të qytetit Përmet.

Sakaq Stefanidhi me banim në fshatin Kamikol, dyshohet se e ka kryer një veprim të tillë në gjendje të rënduar depresioni, kjo sipas dëshmisë së bashkëshortes dhe hetimeve paraprake të policisë. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit