

Prishtinë, 6 gusht 2013, NOA.al- Roli i OSBE-së në procesin e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit, është zgjeruar. Delegacioni i Kosovës në bisedimet me Serbinë në Bruksel ka pohuar që OSBE-ja të marrë kompetenca shtesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.
Pavarësisht se me marrëveshjen fillestare, delegacionet nga Kosova dhe Serbia si dhe përfaqësuesit në Bruksel, ishin marrë vesh që OSBE të organizojë vetëm zgjedhjet e Kosovës në komunat veriore, tashmë kompetencat e OSBE-së janë zgjeruar.
Ky mision do të kujdeset për votimin e serbëve të Kosovës që jetojnë në Serbi. Mësohet se delegacioni kosovar është pajtuar që OSBE të hapë një qendër në Serbi në mënyrë që serbët e Kosovës të mund t’i dërgojnë fletëvotimet.
“Kjo do të bëhet me arsyetimin se postat e Serbisë dhe Kosovës nuk kanë bashkëpunim”, ka konfirmuar kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, e cila ka marrë pjesë në takimet e Brukselit./t.k /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





