
Të dhënat po ngarkohen...

Një i dënuar me vdekje i prekur nga problemet mendore, u ekzekutua në shtetin amerikan të Florida, pavarësisht apeleve të shumta dhe valës së protestave.
Lajmi në fjalë bëhet i ditur nga autoritetet e drejtësisë vendase, ku konfirmohet vdekja e tij.
John Ferguson, ishte i prekur nga skizofrenia paranojake, ndërsa u deklarua i vdekur pasi iu injektua një injeksion vdekjeprurës.
Në deklarimin e tij të fundit, i dënuari, fajtor për gjashtë vrasje, konfirmoi sërish se ishte “Zoti”. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
