Transmetuar më 05-08-2013, 23:19

Pushimet verore të kaluara në plazh, pranë detit, mund të jenë një kurë e vërtetë për shumë sëmundje. Ku nga qëndrimi aty luftohen shumë alergji të frymëmarrjes,  anemia, artritet, varësitë, depresioni, frakturat, tiroidet,  përdredhjet, sëmundjet alergjike të lëkurës, sëmundjet gjinekologjike, reumatizmi, osteoporoza, rakiti etj. Por gjëja më e rëndësishme është që të dini çfarë të bëni konkretisht për të përfituar nga të gjitha ato që mund t’ju japin uji i detit dhe dielli …

1. Përmirëson frymëmarrjen

Ajri, në afërsi të bregdetit, përmban një sasi të lartë të kripërave minerale normale si klorur natriumi dhe magnez, jod, kalcium, kalium, bromine dhe silic. Ato vijnë nga valët që përplasen në breg dhe spërkatin mjedisin përreth. Të parat që përfitojnë janë mushkëritë, ku frymëmarrja përmirësohet dukshëm që nga ditët e para në plazh. Por aroma detare gjithashtu stimulon edhe metabolizmin, qarkullimin e gjakut dhe forcon sistemin imunitar.

2. Përballon dehidratimin

Shumë njerëz vuajnë nga pakësimi i ujit gjatë stinës së nxehtë. Në ujin e detit, në fakt, ka një përqendrim të konsiderueshëm të kripërave minerale. Dhe kjo, falë një  mekanizmi fizik të quajtur osmozë, që favorizon eliminimin përmes lëkurës, të lëngjeve të akumuluara në inde. Me përfitime të mëdha për qarkullim të këmbëve.

3. Forcon qarkullimin e gjakut

Duke patur parasysh  presionin që ushtron uji i detit, ndërsa ju jeni zhytur në të, si edhe temperaturën e tij, e cila këtë sezon është rreth 20 gradë, apo edhe valët, që të gjitha ndikojnë në qarkullimin e gjakur, duke krijuar një praktikë masazhi të butë në të gjithë trupin.

 

4. Tonifikohet muskulatura dhe indet

Të bësh not, relakson muskujt, heq shpejt tkurrjen e tyre si edhe ofron lëvizshmëri të nyjeve të bllokuara nga artriti dhe osteoartriti. Dhe pastaj ndihmon zorrët dhe veshkat, duke pastruar tërë trupin. /e.t/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit