Transmetuar më 05-08-2013, 22:11

Shumica dërrmuese e meshkujve, janë në gjendje ta humbasin fare mendjen e tyre para një dekolteje të bukur femërore. Cila është arsyeja? Shkenca në fakt ka provuar për ta thelluar këtë temë së fundmi dhe ka arritur në  përfundime të ndryshme.

1. Një apel erotik  

Shkenca ka vërtetuar se gjoksi i femrave, përbën në radhë të parë një “ftesë” erotike ndaj seksit të kundërt. Edhe pse nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në aspektin e riprodhimit, ai gjithmonë përfaqëson thelbin e feminitetit dhe përbën një element shumë të fortë erotik. Dhe sipas antropologëve, forma e gjoksit femëror kujton prehistorinë, kur ai ishte i lirshëm për t’u kundruar pa veshje prej meshkujve.

 

2. Pasojë e evolucionit

Teoria e fundit mbi gjinjtë e femrave, është lançuar nga  profesor Larry Young, në universitetin Emory të SHBA-ve. Ku sipas tij, tërheqja mashkullore ndaj gjoksit femëror është thjesht pasojë e evolucionit të njeriut. E lidhur me

ndjesinë e hershme emocionale që lidh nënën me fëmijën, që nga momenti i ushqyerjes me gji. Kjo sjellje instinktive është e transmetuar edhe tek meshkujt, edhe tek femrat, dhe ndihmon për të forcuar lidhjen mes prindit dhe pasardhësve.

3. Roli i oksitoksinës

Gjatë pirjes së gjirit në fëmijëri, thithkat e gjinjve të nënave, stimulojnë jo vetëm prodhimin e qumështit, por edhe të prodhimit të oksitoksinës në tru, i ashtuquajturi "hormoni i mirë" ose "i dashurisë", duke krijuar një lidhje "të përjetshme".  /e.t/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit