Transmetuar më 05-08-2013, 17:47

Gjeni më poshtë nga NOA.al, horoskopin ditor për të 12 shenjat zodiakale nga astrologia e mirënjohur italiane, Ivana Raffa.

E Martë, 6  Gusht 2013

Inteligjenca e mbështetur nga gjenialiteti juaj, ju drejton sot  drejt objektivave ambicioze dhe suksesit. Të cilat edhe në qoftë se nuk janë rreth jush, pritet që të mbërrijnë. Ju vetëm duhet të mësoni të mos ktheni kundër jush asgjë. Moment i madh intelektual, gjithashtu në favor të jetës shoqërore.

Një ditë me fat, me perspektiva ngjarjesh interesante, ideale për të përmirësuar performancën e jetës suaj të shoqërisë, por edhe atë të miqësive. Nën krahun mbrojtës të Hënës dhe Mërkurit në shenjën tuaj, do të keni qartësi mendore, disponueshmëri, teksa ndjeshmëria është shumë e nevojshme për të përforcuar personalitetin tuaj. Biznes i mirë për ata që punojnë në kontakt me median, tregtinë, apo për ata që studiojnë.

Në të gjithë sektorët e jetës suaj, sot do keni fat. Ju duhet vetëm që ta shfrytëzoni një gjë të tillë. Teksa duket se sjellja e duhur do t’ju ndihmojë që të arrini objektivat të cilat ia keni vënë vetes prej kohësh. Një lidhje, në dukje pak banale në fillimet e saj, do të shihni se me kalimin e kohës, do të bëhet mjaft interesante.

Një qëndrim i shkëlqyer, i hapur ndaj njohjeve të reja dhe ngjarjeve konstruktive, ju lejon për të arritur objektivat që i keni vënë vetes në çdo fushë. Një takim shumë interesant është planifikuar të jetë me mjaft fat këto ditë. Në të parë kjo mund të duket e parëndësishme, por pastaj, duke e thelluar njohuritë tuaja, do të shihni të vihet në jetë një marrëdhënie e përmbushur, dhe jo vetëm në aspektin fizik. Oratoria juaj prej natyre, do të jetë autore e një momenti lavdie.

Nga e kaluara, mos harroni gjërat e mira, por vetëm ngjarjet dhe njerëzit që ju kanë bërë të vuani. Jetojini pra  ditët e ardhshme si një moment i begatshëm me personin i cili tani jeton pranë teje. Cektësia e botës rreth jush mund tani t’ju krijojë një shqetësim të caktuar psikologjik dhe do t’ju bëjë që të reflektoni pak, madje të jeni edhe të  trishtuar. Mbështetuni në nevojat e shpirtit tuaj.

Kuadri yjor në qiellin e shenjës suaj, flet për një periudhë solide që mbështet ata të cilët shpenzojnë në angazhimet e tyre intelektuale, sikundër edhe ata që janë në kontakt me njerëzit apo udhëtimet. Thuajuni “Faleminderit” imazheve apo sinjaleve të bukura që mund t’ju propozohen nga mirëdashësit tuaj apo dobia e njerëzve që jetojnë me ju çdo ditë dhe me ata që takohen me ju, apo edhe ata të cilët duan të thellojnë njohuritë e tyre rreth jush.

Karriera dhe imazhi social që ju jeni duke krijuar janë adresuar në rrugën e duhur. Yjet e kësaj periudhe dhe në veçanti, ata të ditës së sotme, duket se e kanë nisur sfidën. Ju mund të jeni ylli i konkurrencës, i kompletuar me një goditje fituese që mund të largoheni qetësisht nga  rivalët. Vetëm përpiquni që ta mbani larg ndonjë thashethem që mund të pengojnë suksesin e projektit tuaj.

Shpirti organizativ, optimizmi dhe një mendje e hapur për horizonte të reja, ju lejon gjatë ditës së sotme që të jeni të përgatitur për të zbatuar planet tuaja studimore apo ato që kanë lidhje me fushën e punësimit. Eksploroni me kureshtje dhe interes shumicën e mundësive të reja që tregu ju ofron për disa aktivitete që keni kryer. Të mbeteni të ankoruar në modelet e vjetra nuk ndihmon askënd, as edhe ju. Projektet në drejtime të reja, asnjë pengesë në horizont.

Qielli i përshtatshëm për Shigjetarët sot flet për harmoni dhe realizime. Merrni përparësi nga ky tranzit yjesh dashamirës të kësaj periudhe për të filluar realizimin e projekteve të një cilësie të caktuar. Juve nuk ju mungojnë aftësitë për të operuar në mënyrë produktive. Ndjeshmëria juaj krijon një hipnotizim të veçantë. Në këtë mënyrë, duhet ta ndjeni bukurinë tuaj. Ditë e mirë për të sqaruar shumë gjëra me partnerin tuaj.

Një punë pak e vështirë në dukje, do të shpërblehet sot me bonuse ekstra në masë të madhe morale. Fat i mirë nuk do t’ju braktisë edhe nëse ju duket e kundërta. Në aspektin e punës, përvoja juaj mbetet një firmë e mirë, dhe në të njëjtën kohë një nxitje për të arritur majat e suksesit. Në pushime, duhet të përpiqeni t’u përshtateni të gjitha shpenzimeve, si edhe një situate që nuk ju përket juve. Çdo ndryshim i bërë, mbetet ndoshta një sakrificë. Ai duhet të adresohet vetëm në qoftë se ju jeni i bindur me të vërtetë.

Në punë, duhet të vini në jetë përpjekjet tuaja më të mira për të vazhduar, nëse ajo do të ishte mirë për t’u zbatuar në mënyrë të organizuar dhe racionale. Me ndihmën e Hënës dhe Mërkurit në shenjën tuaj, do të kryeni me sukses çfarë keni në mendje për të bërë. Kultivoni festat në shoqërinë e miqve të rinj. Kushtojuni më shumë vëmendje kafshëve tuaja shtëpiake.

Parashikimi i përgjithshëm i yjeve ende shumë i mirë për të gjithë. Në punë jeni të gatshëm të merrni përsipër përgjegjësitë dhe ta shfrytëzoni shkathtësinë që keni në  disa raste. Ju keni tendencë për të ndjekur me shumë besim direktivat e eprorëve tuaj dhe ky nuk është një defekt, sepse cilësitë që keni, nuk duhet t’i humbisni. Rezultate pozitive në aktivitetet kulturore dhe shkëmbimet, përmes udhëtimeve të biznesit. Të favorshme dhe studimet. Përsa i përket zonës sentimentale, komunikimi, sidomos përmes email-eve dhe mesazheve me tekst, ua bën jetën tuaj më të lehtë.

Përktheu dhe redaktoi: E.Tirana/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit