Transmetuar më 05-08-2013, 15:42

Tiranë, 5 gusht 2013, NOA.al- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta në përfundim të takimit me pesë ministrat që përfaqësojnë këtë parti në qeveri, ka deklaruar se vlerëson përfaqësimin e grave në kabinetin qeverisës, duke theksuar se një përfaqësim i tillë do të bëhet në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Ndërkaq ai ka bërë  me dije se programi qeverisës do të prezantohet nga Kryeministri Edi Rama, ndërsa ka dhënë mbështetjen e plotë për qeverinë e re.

Sipas tij qeveria që pritet të nisë detyrën në shtator do të lërë gjurmë shumë të rëndësishme në modernizimin e vendit dhe në integrimin e tij, duke shtuar se PS dhe LSI nuk janë ekipe të ndara por se do punojnë bashkë.

Lidhur me akuzat e Partisë Demokratike, për pushimin nga puna të administratës dhe zëvendësimin e saj me militant, ai ka thënë se do kryhet reformë dhe jo spastrim.

Sakaq deklaratave të kreut të ri të PD, Lulzim Basha për spastrim, ai icilësoi si gjuhë të vjetër, ndërsa shtoi se vetë ai në krye të Bashkisë së Tiranës ka qenë rasti shembullor për një veprim të tillë pas prishjes së koalicionit mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Meta ka ironizuar Kryeministrin në detyrë Sali Berisha, duke thënë se ka nevojë për pushime relaksuese.

Ndër të tjera ai ka bërë me dije se edhe pse nëperiudhë pushimesh, LSI do të vazhdojë punën e saj. a.y/noa.al

Ilir Meta mbledh në takim ministrat e LSI

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit