Transmetuar më 05-08-2013, 09:37

Sarandë, 5 gusht 2013, NOA.al- Një 35 vjeçar është gjetur pa ndjenja në një rrugë në qytetin e Sarandës duke u dërguar me urgjencë në spital.

Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, mësohet se personi i transportuar në spital, u konstatua në gjendje kome, ndërsa u dërgua drejt Spitalit Ushtarak në kryeqytet për shkak të gjendjes së rëndë, pasi ndodhet në gjendje kome.

Nga veprimet e kryera është bërë i mundur identifikimi i personit të gjetur i cili është Alexander Sunil Khanna, 30 vjec, me shtetësi austriake, lindur e banues në Vjenë,  Austri i cili kishte mbërritur ditën e djeshme në Sarandë për pushime.

Eshtë bërë e mundur gjetja e vendit ku akomodohej ky person, një banesë në qytetin e Sarandës,  brenda të cilës janë gjetur sasi të vogla alkoli dhe lënde narkotike të cilat mendohet që ky shtetas ti ketë konsumuar gjatë ditës së djeshme dhe natës së sotme. Në banesë janë gjetur gjithashtu edhe një sasi parash dhe gjithë sendet e tjera personale.

Nga tërësia e hetimeve paraprake dhe provat e siguruara nga grupi hetimor mendohet që ky person të ketë rënë aksidentalisht nga një mur me lartësi rreth 3m. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit