Transmetuar më 05-08-2013, 08:25

Tiranë, 5 gusht 2013, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e hënë, 5 gusht 2013.

Gazeta “Panorama” çelet me shkrimin, “Tabelat me rritjen, administrata, pagat e reja sipas pozicioneve”.

Tituj të tjerë janë; “Gjykata e Lartë rihap gjyqin për vrasjen e dy basketbollistëve, zbardhen dëshmitë”.

“Forcat Renea, marrin në mbrojtje Ambasadën Amerikane në Tiranë”.

“Gazeta Shqiptare”, hapet me shkrimin kryesor, “Sherr për mandatet. Elbasan e Dibër, burrat kundër grave. Rishpërndarja e mandateve në Parlament, nisin përplasjet mes kandidatëve”.

Tituj të tjerë janë; “Djali i Diana Ademit: Më ra të fikët kur më thanë se mami u vra në plazh”.

“Pastronte paratë e drogës që i sillte i biri, nën hetim pensionistja”.

“Rama pas takimit me Erdogan: Turqia, partneri ynë strategjik”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Rama mban mandatin e deputetit, ja si do e lënë 15 ministrat e tij. Cilat janë hapat dhe strategjia e 15 ministrave të Ramës deri në heqjen dorë nga mandati. Do të betohen si deputetë në fillim e më pas do të votojnë edhe ata si kolegët për qeverinë e re. Më pas, ndoshta pjesë-pjesë, do të deklarojnë dorëzimin e mandateve. Plan për plotësimin e KQZ në shtator, që mund ta bënte shumë më të shpejtë zëvendësimin e deputetëve”.

Tituj të tjerë janë; “Shembja e ndërtimit pa leje, pronari godet me levë inspektorin e Bashkisë”.

“Takimi me Erdogan, Rama: Turqia partneri ynë strategjik”.

“Nëna pensioniste, miliona lekë pasuri nga djali i  dënuar për drogë”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Turqia bëhet fuqia strategjike. Erdogan premton investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe mbrojtje”.

Tituj të tjerë janë; “Plan për shkrirjen e shërbimeve sekrete paralele. Reforma e qeverisë së re synon të përqendrojë inteligjencën vetëm te Shërbimi Informativ Shtetëror”.

“Edukimi në distancë, degët me më shumë të drejta studimi”.

Gazeta “Shekulli” vë në fokus kryesor shkrimin, “Pronat, ja formulari i kompensimit, ish- pronarët dy javë kohë për plotësimin e kërkesës”.

“Shpallet i zhdukur Artur Daja, i preu kokën Aldo Bare në 1998”.

“Skandali, prokuroria liron trafikantin e 12 klandestinëve arabë, si funksionon rrjeti”.

Të nderuar lexues, për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar tek email [email protected]. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit