









Raporti vjetor rreth besueshmërisë së veturave të përdorura në tregun britanik, të cilin e boton revista “What Car” dhe kompania e sigurimit “Warranty Direct”, ka treguar se modelet e përdorura Honda, janë më të mirat.
Komapanitë kanë analizuar mbi 50 mijë vetura me vjetërsi mes 3 dhe 8 vite. Sipas raportit, në fund të listës janë modelet si Alfa Romeo, Porsche dhe Land Rover.
Si makinat më të forta edhe pas disa viteve përdorim, janë renditur pas “Hondës” modelet Suzuki, Hyundai, Subaru, Toyota, Lexus, Chevrolet, Mitsubishi, Ford dhe Mazda.
Sipas ekspertëve, nuk bëhet fjalë për modele të veçantë, por për githe tipet e makineve që këto 10 kompani kanë hedhur në treg.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





