Transmetuar më 04-08-2013, 14:16

Tepelenë, 4 gusht 2013, NOA.al- Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të Tepelenës në drejtim të Gjirokastrës, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.

Automjeti tip Reno me targa greke YHT 6354, që drejtohej nga 29 vjeçari nga Tepelena, Stiljan Lila, ka rënë nga rruga duke përfunduar në një greminë rreth 50 metra të thellë.

Për rrjedhojë drejtuesi i mjetit, 29 vjeçari Lila ndodhet në gjendje kritike, ndërsa pasagjeri që udhëtonte bashkë me të Alfons Hysenaj 28 vjeç nga Tepelena, ka mbetur i plagosur por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një tjetër pasagjer ka pësuar vetëm disa gërvishtje të vogla.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes shoqëruar dhe nga ambulanca, ndërsa nuk dihet ende cili do të jetë fati i drejtuesit të makinës, për shkak të gjendjes së rëndë. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit