Transmetuar më 04-08-2013, 11:57

Kush ha në tavolinën e punës është më produktiv në pjesën e pasdites në raport me ata që dalin dhe e hanë vaktin e drekës jashtë zyrës.

Ky rezultat është fryt i një studimi të zhvilluar nga shkencëtarët e Humboldt University dhe i publikuar në revistën “Public Library of Science One”.

Siç raporton Noa.al, personeli që kalon një orë në restorant me miqtë, kur kthehet në punë është më pak i përqendruar.

Ata demonstrojnë funksione cerebrale të reduktuara, me vështirësi për të përmbushur detyrat e caktuara, në kundërshtim me ata që kishin ngrënë në tavolinën e punës, të cilët ishin në gjendje më të mirë mendore dhe jepnin më shumë rezultate në punë. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit