Transmetuar më 04-08-2013, 11:48

Jenny Hatch, një vajzë 29 vjeçare e prekur nga sindromi Down, e cila ka fituar një betejë ligjore kundër prindërve të saj.

Historia vjen nga Virginia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku gjykata ka marrë një vendim historik, lidhur me kujdestarinë e personave më aftësi të kufizuar.

Gjyqtarët vendosën që Jenny mund të vendosë vetë se ku të jetojë dhe me kë të qëndrojë. Kjo pasi nëna dhe njerku i saj vendosën t’ia besojnë shërbimeve sociale, ndërsa 29 vjeçarja asnjëherë nuk ka dëshiruara të jetojë në ambiente të tilla, aq sa është larguar disa herë nga këto ambiente.

Deri në momentin që gjeti Kelly Morris dhe Jim Talbert, çiftin që në mars të vitit 2012, e pritën në shtëpinë e tyre dhe i ofruan punë në një dyqan.

Nga ky moment dëshira e Jenny, emri i së cilës i plotë është Margaret Jean Hatch, është që të qëndrojë me ata që i hapën portat e shtëpisë.

Nisi kështu një betejë gjyqësore, për shkak të kundërshtimit të prindërve të saj për vendimin e vajzës, duke dashur që për shkak të sindromat down ta çojnë në një qendër sociale.

Gjykata ama mori një vendim të guximshëm, duke theksuar se Jenny ka nevojë për një tutor për u kujdesur dhe për ta ndihmuar, por mori në konsideratë dhe kërkesat e saj.

Morris dhe Talbert u emëruan si tutor të saj gjatë viti që vjen, me objektivin për ta ndihmuar që të arrijë pavarësi më të madhe. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit