Transmetuar më 04-08-2013, 08:43

Lezhë, 4 gusht 2013, NOA.al- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Laç.

Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, mësohet se aksidenti tragjik ka ndodhur në vendin quajtur kryqëzimi i Spitenit, ku automjeti tip Citroen me targa AA 789 FM ka dalë, nga rruga duke u përplasur.

Mësohet se viktimë e këtij aksidenti ka mbetur 23 vjeçari Blerim Bardhoku, ndërsa të plagosur dy pasagjerët që ndodheshin në mjet.

Bazuar në dyshimet e para të policisë, mendohet se shkak për daljen nga rruga ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën ecte mjeti, çka ka bërë që drejtuesi të humbte kontrollin.

Gjithsesi uniformat blu kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për hedhjen dritë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit