Transmetuar më 03-08-2013, 20:02

Irak, 3 gusht 2013, NOA – Autoritetet irakine raportuan për 8 viktima të reja nga të shtënat dhe sulmet me bomba kundër forcave të sigurisë.

Policia tha se sulmi më vdekjeprurës ishte bërë mbrëmë, kur persona të armatosur kishin hapur zjarr kundër një pike të kontrollit në qytetin verior Kirkuk, ku për pasojë kishin mbetur të vrarë pesë ushtarë. Ndërka në Mosul, nga shpërthimi i një bombe kanë mbetur të vrarë dy policë.

Në një tjetër sulm në Mosul, autoritetet thonë se persona të armatosur e kanë vrarë një polic në një pikë kontrolli.

Zyrtarët mjekësorë kanë konfirmuar se tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë në këto sulme.

Dhuna në Irak ka shënuar rritje gjatë disa muajve të kaluar, me ç’rast pjesëtarët e forcave të sigurisë ishin në shënjestër të sulmeve të kryengritësve.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit