
Të dhënat po ngarkohen...



Gjirokastër, 3 gusht 2013, NOA – Një efektiv i policisë rrugore ka mbetur i plagosur gjatë një aksidenti rrugor në Gjirokastër. Alket Hoxha 40 vjeç, është përplasur nga një automjet gjatë kohë që ka qenë duke udhëtuar me motor.
Sipas policisë së Gjirokastrës, Hoxha ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit. Forca të policisë së Gjirokastrës kanë nisur hetimet për ngjarjen. Motori i efektivit të policisë është përplasur nga një furgon. Policia ka shoqëruar drejtuesin 44-vjeçarin Astrit Demiri nga Berati.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
