Transmetuar më 03-08-2013, 18:23

Prishtinë, 3 gusht 2013, NOA – Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në muajin tetor mund të viziton Kosovën. Ai pritet të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së terminalit të ri të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Burime të mediave kosovare në ambasadën turke në Prishtinë, bëjnë të ditur se Erdoğan, do të takojë liderët institucional të Kosovës dhe do të vizitojë qytetin e Prizrenit, ku pritet t’i organizohet një pritje madhështore, pas telasheve që po vazhdon të ketë me protestuesit në Stamboll dhe qytete tjera në Turqi.

Zyrtarë të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës kanë bërë të ditur ditë më parë se punimet në terminalin e ri pritet të përfundojnë në fund të muajit shtator. Ndërsa hapja e këtij terminali pritet të bëhet gjatë fillimvjeshtës. Shefi i projektit, Haldon Koktur, gjatë një prezantimi të terminalit të ri dhe pjesëve të reja përcjellëse të Aeroportit “Adem Jashari”, ka thënë se kostoja e investimeve në këtë terminal arrin shumën e 130 milionë eurove dhe se kapaciteti i aeroportit do të jetë 3.2 milionë udhëtarë në vit.

noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit