

Fier, 3 gusht 2013, NOA – Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Fieri. Një vajzë 2 vjeçare ka humbur jetën, si pasojë e daljes nga rruga të makinës ku ajo udhëtonte me familjen. Makina me targa MK 2474 A ka dalë nga rruga, pasi u përplas fillimisht me bordurat anësore.
Drejtuesi i mjetit është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë që vajza e tij 3-vjeçare nuk ka arritur tu mbijetoj plagëve të marra nga përplasja.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetime. Nga të dhënat e para, mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe, por edhe mungesa e sinjalistikës në rrugë.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





