Transmetuar më 03-08-2013, 16:08

Temperaturat e larta në Kinë kanë bërë që qytetarët të eliminojnë përdorimin e burimeve të tjera të energjisë për ushqimin. Fotoja e një fëmije që pjek një vezë në asfaltin  e Pekinit, po bënë xhiron e botës në të gjitha mediat ndërkombëtare.

Kina po përballet këtë verë me temperatura mjaft të larta. Në qytetet kryesore termometri ka arritur në 40 gradë, por për shkak të lagështirës së ajrit ajo ndjehet si 47 dhe 48 gradë.

Ekspertët mendojnë se rritja e temperaturave është pjesë e efekteve të ngrohjes globale.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit