Transmetuar më 03-08-2013, 14:59

Ai nuk e ka konfirmuan ende lëvizjen e tij të radhës pas tërheqjes nga futbolli profesionist. Por duket se David Beckham mund ti futet edhe karrierës në fushën e aktrimit, pasi është raportuar se po merr në konsideratë një rol në filmin triller “The Secret Service”.

Nga të dhënat e para mësohet se enkas për të është shkruar një pjesë në filmin e

Matthew Vaughn’s.

Beckham u pyet nga aktori Colin Firth nëse do të donte të ishte pjesë e filmit, por ai nuk është përgjigjur ende.

Ai është fans i filmave dhe pëlqen të jetë pjesë e tyre, por jo ta kthej në profesion.

Futbollisti që pas largimit nga futbolli është bombarduar me kërkesa, por ai ende nuk e ka vendosur se çfarë drejtimi do të marr. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit