
Të dhënat po ngarkohen...

Burrel, 3 gusht 2013, NOA.al- Një kufomë është gjetur e pajetë në segmentin rrugor Burrel- Klos.
Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që e pikasën trupin e pajetë, pranë vendit të quajtur Ura e Luses.
Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, kufoma është e seksit mashkull, ndërsa nuk dihet identiteti i tij.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
