

Lucca, 3 gusht 2013, NOA- Grushtim i menjëhershëm në fytyrë dhe përplasje përtokë. 73 vjeçari Siro Del Barba, me banim në Pieve di Compito, nuk ka mundur të reagojë. U rrëzua në tokë, përplasi kokën dhe tashmë është në gjendje kritike në spitalin e Lucca në Itali vend ku ndodhi ngjarja, ndërsa mjekët kanë konstatuar traumë në kokë, hemorragji të brendshme dhe fraktura në fytyrë.
Një koment i padjallëzuar i të moshuarit, shpërtheu një episod dhune të paprecedent, teksa 73 vjeçari Siro Del Barba, ishte ndalur për të biseduar me një të njohurin e tij shqiptar, Engjell Ndokaj, 58 vjeç.
Të dy njiheshin pasi punonin në të njëjtin sektor ndërtimi, por Del Barba ishte titullar i kompanisë, ndërsa atë ditë e kishin marrë bisedën shtruar.
“Nëse vajza jote do të ishte më e madhe, ose unë më i ri, do martohesha me të”, ishin fjalitë e të moshuarit, i cili pa e përfunduar mirë fjalinë e gjeti veten të përgjakur nga sulmi i Ndokaj.
Pas lajmërimit të ambulancës nga banorët e zonës, i moshuari vazhdonte të qëndronte përtokë, ndërsa ishte i larë në gjak.
E sinjalizuar për këtë ngjarje, policia mbërriti menjëherë në vendin ku ndodhi, sherri ndërsa bëri ndalimin e 58 vjeçarit. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





