Transmetuar më 03-08-2013, 08:44

Tiranë, 3 gusht 2013, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e shtunë, 3 gusht 2013.

Gazeta “Panorama” çelet me shkrimin, “Refuzimi i postit, Ngjela: Përplasja ime me Ramën e pashmangshme. Avokati shpjegon arsyet pse nuk pranoi postin e ofruar nga Rama: Doja Ministrinë e Drejtësisë për të luftuar korrupsionin, jo pakt për interes”.

Tituj të tjerë janë; “Rama sot me Erdogan: Duam të shpëtojmë vendin nga korrupsioni”.

“Kolegji ndan mandatet, 140 emrat zyrtar të deputetëve të Kuvendit”.

“Frika për plan arratisje nga Dajti, RENEA blindon 313-ën”.

“Gazeta Shqiptare”, hapet me shkrimin kryesor, “Qeveria, 8 ministra të arsimuar në SHBA. Kush janë anëtarët e kabinetit që morën përvojë përtej Atlantikut. Rama në Turqi: Do ta shpëtojmë vendin nga korrupsioni. Kolegji ndan mandatet”.

Tituj të tjerë janë; “Vlorë, vrasja e trefishtë, braktisen plazhet”.

“Paloka: Kaloi mërzia, tani të gjithë në PD, të bashkëpunojmë”.

“Shpërndarja, 8600 kuotat e “part-time” në universitete”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Ladies first. Qeveria e parë me 6 gra në përbërje. CV politike të ministreve, qëndrimet e tyre publike, marrëdhëniet me Ramën dhe cilat do të jenë sfidat e tyre më të forta. Forumi / Dritan Hila dhe Artan Hoxha komentojnë kabinetin e Ramës”.

Tituj të tjerë janë; “Ngjela: Rama s’e kupton anti-korrupsionin, e refuzova se s’kisha

nevojë për 1 post”.

“Borxhi i fshehur”, misteri që do të zbardhë Qeveria e re”.

“PS shpall platformën për legalizimet: Ja objektet që do të prishen”.

Gazeta “Shqiptarja.com” ka si argument kryesor, “Ngrihet byroja antikrim. Thirret ish-kryeprokurori Sollaku. Ja çfarë do të ndodhë me SHISH dhe Prokurorinë, ku do të “strehohen” gjeneralët e shkarkuar nga Presidenti që kanë fituar gjyqet. Reformat në administratë hapin vende pune”.

Tituj të tjerë janë; “Pagat e reja, Berisha 500 lekë shtesa në muaj. Qeveria në ikje zgjidh qesen, rrit defiçitin buxhetor”.

“Studentët, dalin 9420 kuotat part-time”.

Të nderuar lexues, për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar tek email [email protected]. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit