Transmetuar më 02-08-2013, 12:55

Tiranë, 2 gusht 2013, NOA – Bashkia e Tiranës ka reaguar sot për deklaratat e Partisë Socialiste në lidhje me ndërtimet e pa leje. Në deklaratën për mediat, Bashkia e Tiranës shprehet se PS duhet tu bëjë thirrje eksponentëve të saj të mos ndërtojnë pa leje.

“Bashkia e Tiranës i bën thirrje PS, që në vend që të harxhojë energji duke e përdorur politikisht ketë çështje, t’u bëjë thirrje eksponentëve të saj t’i binden ligjit dhe të mos ndërtojnë pa leje. Bashkia e Tiranës u bën thirrje eksponentëve të PS të mos i mashtrojnë qytetarët me legalizim të ndërtimeve pa leje, pasi asnjë ndërtim pa leje nuk do të legalizohet”,- thuhet në deklaratën e Bashkisë së Tiranës.

Nga ana tjetër, Bashkia shprehet se PS nuk duhet të politizojë çështjen e ndërtimeve pa leje. “Bashkia e Tiranës shpreh keqardhjen e  saj për instrumentalizimin politik që prej ditësh po u bëhet ndërtimeve pa leje në Tiranë. Përdorimi politik i kësaj çështje natyrisht bëhet për të fshehur ndërtimet pa leje që po kryejnë eksponent politik dhe madje vetë PS. Bashkia e Tiranës shpreh dhe njëherë vendosmërinë saj për të prishur çdo ndërtim pa leje, proces i cili vijon çdo ditë pa ndalur”,- thuhet në deklaratën e Bashkisë së Tiranës.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit