
Të dhënat po ngarkohen...

SHBA, 2 gusht 2013, NOA – Çifti Michael Douglas dhe Catherine Zeta Jones pas 13 vjetësh do të ndahet. Gazeta amerikane “Star” shkruan se çifti ka nisur procedurat e divorcit. Aktorit të njohur Douglas kostoja e këtij divorci do t’i kushtojë 300 milionë dollarë!
Aktori ka angazhuar avokatin e vet dhe pritet që shumë shpejt të nisin procedurat ligjore dhe detajet e marrëveshjes me shumë marramendëse.
Michael Douglas prej disa ditësh zhvendosur nga shtëpia e përbashkët dhe po përgatitet për proçesin e vështirë të ndarjes. Arsyet e divorcit ende nuk janë bërë të qarta.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
