
Të dhënat po ngarkohen...

Lushnje, 2 gusht 2013, NOA – Policia e Lushnjes ka arrestuar sot një person pasi akuzohet për kultivimin e bimëve narkotike.
Në pranga ka rënë 46 vjeçari Sheme Bali, banues në komunën Karbunarë e Vogël të Lushnjes. Ndalimi i tij u bë pas kontrollit kopshtin pranë banesë së tij, ku u gjet dhe lënda narkotike.
Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Balit, dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 rrënjë bimë narkotike të llojit canabis sativa.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
