

Bulqizë, 1 gusht 2013, NOA.al- Grabitje me armë ka ndodhur në Bulqizë pranë Ostrenit.
Bazuar në informacionet paraprake siç raporton Noa.al, një kamion i cili drejtohej nga A. Koleci është grabitur nga dy persona të armatosur dhe të maskuar.
Shoferi udhëtonte së bashku me një kambist i identifikuar si Ulmi Tonja, ku nën kërcënimin e armës, autorët e ngjarjes kanë mundur të marrin shumën prej 3 mijë euro.
Të terrorizuar drejtuesi i mjetit dhe kambisti i grabitur kanë lajmëruar policinë, duke denoncuar gjithë sa u kishte ndodhur.
Pas marrjes së informacioneve nga ana e uniformave blu nisi puna për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë kryer grabitjen, duke nisur kontrollet dhe kërkimet në zonat përreth, ku për rrjedhojë u ndalua njëri nga autorët e grabitjes, i identifikuar si Shefki Muka 20 vjeç, të cilit iu gjet edhe maska e përdorur. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





