Transmetuar më 01-08-2013, 18:52

Tiranë, 1 gusht 2013, NOA.al- “Ditë e shënuar në historinë e Kleptokracisë”, kështu e nis komentin e tij Kryeministri në detyrë Sali Berisha, duke iu referuar takimit të kryesocialistit Edi Rama me ministrat e kabinetit të ri qeveritar, i prezantuar një ditë më parë.

“Të dashur miq, sot Piktori mblodhi në zyrën e tij kabinetin e vet qeveritar që është dhe ekipi më i korruptuar që është instaluar ndonjëherë në Shqipëri. Vetë Piktori, përveç aferave si ish ministër i qeverisë Nano dhe kryetar 20% i bashkisë së Tiranës, është i vetmi kryeministër këto 20 vite në Europë që ulet në karrigen e kryeministrit me një vilë dhe një pallat 5 katësh me burim financiar të panjohur. Ministri i Financave Cani është guvernatori që pasi vodhi apo bashkëvodhi Thesarin e Shtetit dhe pas zhdukjes se tij deklaroi se Banka nuk ka patur në Thesar flori”, shkruan Berisha në komentin e tij në Facebook.

Referuar Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja, lideri i dorëhequr i demokratëve thotë se, është i vetmi që iu hoq mandati i deputetit sepse me baxhanakun e Piktorit kishte bërë kërdinë me tendera në bashki, duke shtuar se ai ka falsifikuar mijëra e mijëra pensione për të cilat po ndiqet.

Sakaq për Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, deklaron se është i vetmi deputet me skaf dhe që iu arrestua i ati në flagrancë për kondrabandë ilaçesh dhe e ëma ndiqet për evazion fiskal në shumën 80 mije euro.

Sipas tij, Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj është në ndjekje për vjedhjen prej 10 milionë euro që i ka bërë kompanisë Albtelekom me kompaninë e tij private.

Në mbyllje të qëndrimit të tij Berisha shkruan, “Ministri i Mirëqenies Sociale, më mirë të themi i mirëqenies personale, Erion Veliaj është bërë i famshëm si njeriu që me paratë e Mjaftit ndërtoi një vilë për vete dhe një vilë për Veliçen pa firmosur në jetën e tyre ndonjëherë në bordero. Ai më pas për të zhdukur gjurmët e kësaj afere vodhi vetë kompjuterin e financave të Mjaftit. Këto ishin vetëm disa nga aferat e disa prej anëtarëve të “ansamblit lukunia”! Këtij i thonë ndryshim! Përpara drejt Kleptokracisë!”. /a.y/noa.al/

Kabineti i ri, postet ministrore dhe emrat që surprizuan

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit