Transmetuar më 01-08-2013, 18:35

Gjeni më poshtë nga NOA.al, horoskopin ditor për të 12 shenjat zodiakale nga astrologia e mirënjohur italiane, Ivana Raffa.

E Premte, 2  Gusht 2013

Kreativiteti në nivele të konsiderueshme, do të adresohet sot në termat tuaja. Teksa lëvizjet karizmatike dhe disa vendosmëri të treguara prej jush, do t’ju ndihmojnë në garën për të arritur qëllimet më të lakmuara në të gjithë sektorët. Bukuria, sot do të jetë më e theksuar nga një shënim i jashtëzakonshëm i sensualitetit. Perspektiva të shkëlqyera edhe në fushën praktike, si edhe në atë të shëndetësisë.

Përjetoni emocionet më të forta në lidhje me botën. Ju mund të zgjidhni për të jetuar me partnerin tuaj, si edhe për të promovuar gëzimet e erosit. Ju mund të vendosni gjithashtu që të keni argëtim me miqtë, të takoni njerëz interesantë dhe të gjeni se në mesin e tyre është një person i cili është tmerrësisht seksi. Të reja të tjera në rrethim e miqve.

Rri pezull në shenjën tuaj sot, një atmosferë qetësuese në raportet me të tjerët. Pushimet inteligjente kanë për të qenë të plota, argëtuese dhe të shëndetshme. Të merituara në fund të fundit pas një periudhe të lodhshme pune që keni patur. Erdhi ora e duhur, e cila mund t’ju japë një mundësi që të zgjeroheni përtej kufijve të zakonshme. Të mira në fushën financiare.

Afërdita dhe Marsi në marrëveshje të shkëlqyer me njëri-tjetrin sot në shenjën tuaj, ju propozojnë për ta jetuar dashurinë aktuale që ju keni, në harmoni të plotë. Teksa yjet e gushtit do t’ju japin energji fizike dhe mendore, dhe një dozë të madhe të krijimtarisë, zgjerim njohjesh si edhe fat. E gjithë kjo është shumë e dobishme për t’i dhënë efekt çdo marrëdhënieje romantike për të gjetur pikat e marrëveshjes me partnerin tuaj. Afiniteti i tyre është i përkryer për të dy personat në çift, sidomos për dashuritë e reja të kësaj vere. Arritje të shkëlqyera profesionale.

Sukses personal, gjallërim nga të papriturat dhe mundësi të mira për të takuar njerëz interesantë gjatë një udhëtimi të shkurtër. Dhimbjet e dashurisë janë një kujtim i largët. Raportet tuaja vetëm lënë hapësirë ​​për magji dhe bashkëfajësinë më sensuale. Këto ditë, Binjakët, Gaforret dhe Virgjëreshat, janë partnerët tuaj më të mirë.

Afërdita në shenjën tuaj, e zbut efektin negativ të Marsit për të mos lënë asnjë hapësirë pozitive ​për parashikimet tuaja premtuese. Energjitë tuaja i tejkalojnë nivelet e zakonshme. Ju duhet thjesht që të dispononi një forcë më vitale, karizëm, si edhe aftësinë për të qenë i shoqërueshëm. Lejojini vetes më shumë kohë për dashuri dhe miqësi. Mendje brilante, gjallëri idesh dhe kohë për të kapur mundësitë më tërheqëse në fushën tuaj praktike. Ditë e mirë.

Ndoshta yjet e kësaj periudhe nuk do të kërkojnë prej jush që të jeni edhe aq të nxehtë, me impulse pasionante dashurie. Por Hëna është e prirur tani t’ju bëjë që t’i përjetoni qetësisht përvojat tuaja. Nga arritjet personale, ju do të dini sesi ta bëni për vete në aspektin emocional, personin që ju do vërtet zemra. Tregoni dashuri ndaj një miku tuaj të vjetër.

Me planetet e dashurisë në shenjën tuaj, gjatë ditës së sotme dot keni shansin për të patur personin dhe kënaqësitë që ju dëshironi vërtet. Optimizmi është i lirë, si edhe aftësia për të komunikuar me të tjerët. Bukuria juaj e lindur, rrit në fakt disponueshmërinë për ata pranë jush çdo ditë. Ku partneri sentimental, renditet në vendin e parë. Së shpejti, do keni një takim të veçantë dhe një provë të mirë të miqësisë.

Sot asgjë nuk mund ta frenojë entuziazmin tuaj. Në këtë drejtim, yjet ju këshillojnë me forcë për ta injoruar dozën negative, e cila përpiqet për ta ftohur entuziazmin tuaj dhe gjallërinë që keni për jetën. Duke përfituar nga një ekuilibër i mirë që ju keni arritur, do të ndiheni mirë. Përmbushni obligimet dhe detyrat që keni në shtëpi, si edhe aspektin e argëtimit.

Ndikimet astrale të ditës së sotme, flasin për një ritëm të vështirë, i cili gjithsesi, do t’ju vërë në lëvizje për veprim, dhe shpalosë personalitetin tuaj më të mirë. Në kohët e fundit, ju shpesh dëshirën e keni ngatërruar me ndjenjat? Pasi ju ta kuptoni dallimin mes tyre, do të bëni një hap të madh përpara. Dhe do të shihni sesi dashuria, nëse është e vërtetë, do të triumfojë.

Ju mund të mbështeteni në një ditë, gjatë së cilës do t’i tregoni rëndësi trupit, mirëqenies së tij të jashtme dhe të brendshme. Yjet ju ftojnë për të shpenzuar çdo kohë në kompani. Mos qëndroni vetëm. Një bashkëpunim i mirë, ju bashkon me partnerin tuaj, i cili ka provuar të jetë personi ideal për të jetuar me ëndrrat e dashurisë. Simpati, dashuri në shikim të parë për udhëtarët.

Marsi është aleati juaj i fuqishëm dhe ju ndihmon për të gjetur një pikë takimi edhe në marrëdhëniet më të ndërlikuara. Duke ju zgjuar shqisat, interesat e dashurisë dhe emocionet më të forta. Fryma e joshjes dhe e disa njohurive, do të ushqejnë më shumë besim në ju dhe do t’ju ndihmojnë të merreni me përvoja të reja, si edhe të tërhiqni vëmendjen e atyre për të cilët ju jeni të interesuar.

Përktheu dhe redaktoi: E.Tirana/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit