Transmetuar më 01-08-2013, 15:59

Athinë, 1 gusht 2013, NOA.al- Policia greke ka vënë në pranga 9 shqiptarë, si pjesë e një grupi që merrej me trafikun e lëndës narkotike, mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, mësohet se shqiptarët janë pjesë e një grupi më të madh trafikantësh, ndërsa janë ndaluar edhe 4 shtetas grek, ndërkohë vijon puna për kapjen e disa bashkëpunëtorëve të tyre të cilët janë shpallur në kërkim.

Në total dyshohet se grupi i trafikantëve kap një numër prej rreth 30 personash, ku krahas të ndaluarve dyshohen si të përfshirë edhe shqiptarë të tjerë të cilët vijojnë të jenë në gjendje të lirë.

Ndër të ndaluarit janë edhe dy drejtues të organizatës që merrej me trafikun e lëndës narkotike të llojit kanabis sativa, e cila merrej në Shqipëri dhe më tej trafikohej drejt shtetit fqinj.

Sakaq gjatë kontrollit të bërë në banesat e të ndaluarve, u gjetën afro 8 kilogramë kanabis satiiva e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit