

Aktivistet për të drejtat e gruas janë shfrenuar, mes tyre edhe parlamentarja Inbibjorg Ingadottir.
Ato deklaruan se në Islandë po shfrytëzohet imazhi i tyre në fushën e Miss-eve.
Kështu në konkursin tradicional të Miss Islandës janë regjistruar 80 vjeçare, femra fetare por edhe meshkuj. Konkursi i bukurisë kombëtare i zhvilluar në Reykiavik është programuar për tu mbajtur më 14 shtator. Këtë vit organizatori Raf Rafnsson, ka rishikuar rregulloren duke shpjeguar se shteti i tij modern është i hapur, duke shmangur stereotipin e femrës së gjatë islandeze 1.73 cm, bionde dhe me sy të kaltër, duke deklaruar se gara është e hapur për të gjithë.
Në këtë konkurs janë prezantuar edhe aspirante për Miss të moshës 80 vjeçare, gra të martuara por edhe burra. Aq sa kërkesat për regjistrim në garë deri më tani kanë shkuar në 1300.
Në këtë nismë të veçantë u bashkuan shumë njerëz, mes tyre edhe parlamentarja Ingadottir, e cila e lajmëroi vendimin e saj në Facebook. Tani puna u takon organizatorëve për të drejtuar këtë situatë, të cilët shprehen se gara është e hapur por se kandidatët duhet të jenë nga mosha 18 deri në 24 vjeç, të mos jenë të martuar apo të kenë fëmijë.
Ndër zërat mbështetës vjen edhe ai i Iris Jonsottir, e zgjedhur Miss në vitin 2011, e cila shprehet se, “Falë këtij titulli, kam vizituar gjithë botën dhe kam njohur shumë vajza. Ky konkurs u ofron shumë mundësi femrave”. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





