Transmetuar më 01-08-2013, 08:48

Firence, 1 gusht 2013, NOA – Gjykata italiane ka dënuar një qytetar shqiptar me 30 vite burg për veprën penale të vrasjes. Anteo Cara është dënuar nga gjykata e Firences pasditen e djeshme, pasi akuzohet për vrasjen e një personi. Ngjarja ka ndodhur në vitin 26 prill 2010 në Firence, ku Cara ka qëlluar me armë Massimiliano Da Lio, i cili punonte si pastiçier në një restorant.

Cara, fillimisht e ka rrëmbyer Di Lion dhe më pas e ka ekzekutuar atë me pistoletë. Ngjarja ka pasur si motiv një borxh të pakthyer nga ana e qytetarit italian. Për këtë ngjarje janë dënuar dhe disa persona të tjerë, të cilët kanë bashkëpunuar në krim. Anteo Cara u cilësua nga gjykata Italiane si personi që ka kryer vrasjes, ndaj dhe dënimi i tij ishte më i rëndë me 30 vite burg.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit