
Tiranë, 1 gusht 2013, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën enjte,1 gusht 2013.
Gazeta “Panorama” ka si argument; “Prapaskenat në PS, emrat e 19 ministrave të rinj, Ngjela refuzon Ramën”.
Tituj të tjerë të gazetës: “Blushi e Majko jashtë kabinetit qeveritar, 16 deputetët që do të hyjnë në Kuvend”.
“Vendimi, nis sot ndarja shtesë për 591 mijë pensionistë”.
Gazeta “Shekulli” ka si argument; “Befasitë e kabinetit PS-LSI”.
Tituj të tjerë të gazetës: “Pensionet, tabela me shtesa”.
“Pastrim parash, sekuestrohen 3 pallate në Vlorë”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor: “Rama 1”, qeveria e grave”.
Tituj të tjerë janë: “Berisha: Asgjë e re nga qeveria e re”.
“Kolegji rinumëron 10 kuti të Lezhës, PD siguron 4 mandate”.
Gazeta “Shqiptarja.com” ka si argument kryesor; “Qeveria e Rilindjes, emërimet në orët e vona të Ramës. Kabineti i ri vetëm mes PS dhe LSI. Mosha mesatare, 44 vjeç”.
Tituj të tjerë të gazetës: “Gabimi i Zogut, jo qeveri në mërgim”.
“Agron Duka: Biseda me Edi Ramën për kandidimin”.
Gazeta "Mapo”ka si argument kryesor: “Qeveria “Rama”, asnjë ministër i Nanos, tre të Berishës”.
Tituj të tjerë të gazetës: “’Penalizohen’ burrat, një 20 vjeçare hyn në Kuvend”.
“Rritja e pensioneve hyn në fuqi, tabelat e reja sipas kategorive”.
“A i masakrës ishte në liri me kusht: Si i vramë tre plazhistët”.
Gazeta “Rilindja Demokratike” ka si argument kryesor; “Edhe burri i gruas së Ramës bëhet ministër”.
Tituj të tjerë janë: “Falsifikimi, sekuestro tre pallateve dhe truallit, vlera 4 milionë euro”.
“Kolegji mohon transparencën e plotë të zgjedhjeve”.
Gazeta “Zëri i Popullit” ka si argument kryesor; “Qeveria e Rilindjes së Shqipërisë, 2013-2017”.
Tituj të tjerë janë: “Në Kuvend 16 emra të rinj deputetësh”.
“Përfaqësim historik i grave në Shqipëri”.
Të nderuar lexues, për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar tek email [email protected]. /a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





