

Fëmijët të cilët konsumojnë më shumë ushqim të llojit “fast-food”, rezultojnë me një tregues inteligjence IQ, më të ulët se ata të cilët hanë rregullisht ushqime të shëndetshme dhe të freskëta.
Kjo është zbuluar nga një studim britanik, i cili ka analizuar një mostër prej 4 mijë fëmijë të moshave 3 deri në 5 vjeç, dhe duke i krahasuar ata sipas ushqimit të tyre të zakonshëm. Duke i ndarë më pas, në dy grupe: ata që hanin kryesisht ushqim të shpejtë dhe ata që konsumonin ushqime të freskëta apo të gatuara.
Studimi arriti më pas në përfundimin se lloji i energjisë së konsumuar nga fëmijët ka efekte afatgjata mbi IQ-në e tyre.
Në veçanti, u gjet se lloji i vaktit kryesor që fëmijët konsumojnë çdo ditë, ndikon në rritjen e tyre dhe zhvillimin e aftësinë e tyre njohëse.
Studimi, i kryer në Universitetin e Goldsmiths të Londrës, ka gjetur gjithashtu edhe se prindërit me një status më të lartë socio-ekonomik dhe që u japin fëmijëve të tyre ushqime me përbërës të freskët, ndikojnë pozitivisht në nivelin e lartë të inteligjencës së tyre. /e.t/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





