Transmetuar më 31-07-2013, 18:44

Tiranë, 31 korrik 2013, NOA.al- Kryeministri i zgjedhur Edi Rama, në prezantimin e emrave që do përbëjnë kabinetin e ri, u dha fund hamendësimeve për emrat e ministrave duke thënë se qeveria e re në nivelin e saj të parë do të jetë mishërim i boshtit strategjik të “Aleancës për Shqipërinë Europiane”.

“Qeveria e Re nuk do të jetë tribuna tradicionale e dukjes së pushtetit, po tryeza e punës së palodhur, për të justifikuar me përkushtimin më të madh pritshmëritë e jashtëzakonshme të popullit shqiptar, ndaj nesh si aleancë dhe ndaj meje vetë si kryeministër. Qeveria e Re është mishërim i përgjegjësisë për ndarjen sa më mirë të detyrave brenda shumicës plebishitare të 23 qershorit. E cila do të ketë vetëm një pjesë të vetën pa mandat deputeti në ekzekutiv, ndërsa pjesën tjetër me mandatin e fortë të 23 qershorit në sallën e Kuvendit, për të kthyer në ligj reformat e Rilindjes”, u shpreh Rama, citon Noa.al.

Sipas tij, për t’i paraprirë këtij ndryshimi qysh në përzgjedhje, është ndërtuar një skuadër me thuajse 90% të njerëzve që ulen për herë të parë në karrigen ministrore, dhe me më shumë gra se ç’kanë pasur të gjitha qeveritë e Shqipërisë të marra së bashku në këto njëzet vjet.

Sakaq ajo që ra në sy ishin surprizat në përbërjen e kabinetit, si emri i kryebashkiakut të Korçës Niko Peleshi si zëvendëskryeministër, Mimi Kodheli si Ministre e Mbrojtjes dhe Mirela Kumbaro nga shoqëria civile si Ministre e Kulturës, ashtu sikurse Partia për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut ka mbetur pa ministri, shoqëruar nga Kristian Demokratët e Mark Frrokut të cilët nuk kanë marrë asnjë post ministror, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim me 5 ministri.

Lidhur me postin e pretenduar nga Spartak Ngjela, i cili synonte postin e Ministrit të Drejtësisë pozicion i marrë nga LSI, Rama shprehu keqardhje që nuk u dakordua për këtë post.

QEVERIA E RE E SHQIPERISE 2013- 2017

Kryeministër-  Edi RAMA

Zv/Kryeministër- Niko PELESHI

1. Ministër i Financave- Shkëlqim CANI

2. Ministër i Brendshëm- Saimir TAHIRI

3. Ministre e Mbrojtjes- Mimi KODHELI

4. Ministër i Jashtëm- Ditmir BUSHATI

5. Ministre e Integrimit Europian- Klajda GJOSHA

6. Ministër i Drejtësisë- Nasip NAÇO

7. Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes- Arben AHMETAJ

8. Ministër i Energjisë  dhe Industrisë- Damian GJIKNURI

9. Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës-Edmond HAXHINASTO

10. Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit- Eglantina GJERMENI

11. Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujërave- Edmond PANARITI

12. Ministër i Shëndetësisë- Ilir BEQJA

13. Ministre e Arsimit dhe Sportit- Lindita NIKOLLA

14. Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë- Erion VELIAJ

15. Ministre e Kulturës- Mirela KUMBARO-FURXHIU

16. Ministër i Mjedisit- Lefter KOKA

Ministrat e Shtetit

17. Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin- Ilirian CELIBASHI

18. Ministre për Inovacionin dhe Administratën Publike- Milena HARITO

19. Ministër për Çështjet Vendore- Bled ÇUÇI

Edi Rama: Ja qeveria ime, mishërimi i boshtit strategjik të vizionit tonë

Berisha: Qeveria e re barrë për shqiptarët, shumë e fryrë

Deputeti i PKDSH: E mbështesim Ramën, edhe pse s’morëm ministri

Përgëzohet kabineti i ri, plotësoi kuotën gjinore me ministre femra

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit