

Elbasan, 31 korrik 2013, NOA.al- Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në qytetin e Elbasanit.
Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Namazgjasë, ku të plagosurit janë identifikuar si Ermir Kuruni 30 vjeç dhe Fiqirete Manushi.
Paraprakisht thuhet se 30 vjeçari është konfliktuar me Florenc Lamçen, ku ky i fundit ka qëlluar me pistoletë Kurunin, por plumbat kanë qëlluar edhe mbi një femër.
Nga hetimet paraprake thuhet se konflikti ka nisur mes Kurunit dhe Lamçes për arsye ende të panjohura, ndërsa 55 vjeçarja Fiqirete Manushi ka qenë kalimtare e rastit.
Të plagosurit u dërguan për ndihmë të specializuar në spital, ndërsa nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Sakaq Lamçe rezulton të jetë person me precedentë penal, ndërsa është shpallur në kërkim. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





