

Poeti i ri, Ndriçim Ademaj, ka përfaqësuar Kosovën në edicionin e sivjetmë të festivalit “Zërat e Mesdheut”, që u zhvillua në Lodeve të Francës. Drejtori artistik i festivalit i ka thënë Ademajt, se deri më tani është poeti më i ri në moshë që merr pjesë në këtë festival. “Në këtë edicion, të 16-in në radhë, unë kam qenë i ftuari më i ri. Nuk kam ndonjë informatë zyrtare për më herët, por drejtori artistik i festivalit më tha privatisht se nuk beson të ketë pasur më të ri në moshë ndonjëherë”, ka pohuar Ademaj, për mediat kosovare. Poezitë e tij tashmë janë botuar në një monografi të përbashkët të poetëve pjesëmarrës në festival, në gjuhën shqipe dhe frënge. Ai ka thënë se është ndjerë mirë në mesin e atyre njerëzve të njohur.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





