

Tiranë, 31 korrik 2013, NOA.al- Koalicioni për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë, përmes një deklarate ka përgëzuar Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, si edhe kryetarët respektivë të dy partive, për përbërjen e qeverisë së re, e cila është ngritur në zbatim të plotë të Ligjit për Barazinë Gjinore në Shoqëri dhe kuotës 30% të përfaqësimit të gruas.
Gjatë ditës së sotme është bërë publike përbërja e Qeverisë së re të Shqipërisë, që do të fillojë punën në muajin shtator, ku vihet re se nga 16 ministri, 5 prej tyre do të drejtohen nga gra si edhe nga 3 ministra shteti, 1 prej tyre është grua.
Koalicioni për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave thekson se është hera e parë në më shumë se 20 vjet demokraci, që kemi një numër të konsiderueshëm grash në Qeveri dhe në vendim-marrje, rreth 31%, çka do të thotë se tashmë janë duke u hedhur hapat e parë të vendosjes së standardave të reja të arritjes së barazisë gjinore në Shqipëri.
Në vijom konstatohet se përbërja e kabinetit të ardhshëm qeveritar, respekton Ligjin për Barazinë Gjinore në Shoqëri dhe detyrimet që burojnë nga konventat ndërkombëtare, palë e të cilave është Shqipëria.
Në vijim nxiten të dyja partitë që në vijim të këtij fillimi pozitiv të mbështetjes së kauzës së avancimit të grave në vendim-marrje të vijojnë zbatimin e ligjit edhe në nivelet e tjera të vendim-marrjes si zv.Ministra, Drejtorë Drejtorish dhe institucionesh, Anëtare të Bordeve etj. /a.y/noa.al/
Edi Rama: Ja qeveria ime, mishërimi i boshtit strategjik të vizionit tonë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





