
Të dhënat po ngarkohen...

Këngëtarja e re, me një emër shumë të veçantë, Kosovare Hasi së shpejt do të publikojë këngën dhe klipin më të ri “A më do” e realizuar në bashkëpunim me Cekiv dhe Vig Popa, një këngë kjo krejt ndryshe nga këngët e mëparshme të këngëtares. Për mediat kosovare, këngëtarja ka zbuluar se klipi është realizuar nga produksioni “EMF Creative”. “Është një klip i mrekullueshëm dhe shpresoj se kjo këngë do të mirëpritet nga publiku”, ka thënë Hasi. Ajo ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët dhe ata që kanë bërë të mundur që ky projekt të finalizohet me sukses. Videoklipi “A më do”, pritet të publikohet këto ditë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
