



Tiranë, 31 korrik 2013, NOA.al- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, në një dalje për mediat bëri me dije se norma bazë e interesit është ulur në 3.5%, duke pësuar një ulje prej 0.25%.
Sipas tij ulja e normës bazë të interesit krijon kushte më të mira për rritjen e kërkesës agregate, ndërsa lehtësimi i politikës monetare faktorizon pritjet për një politikë fiskale të përmbajtur.
Duke prezantuar raportin tremujor të këshillit mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, Fullani ka theksuar se ulja e normës bazë të interesit krijon kushte më të mira për rritjen e kërkesës agregate.
Fullani bëri me dije se është forcuar stabiliteti financiar në vend ndërsa inflacioni i nivelit të dytë rezulton të jetë 2.2%. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





