Transmetuar më 31-07-2013, 14:39

Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, Adelina Tahiri, e cila veçohet për bukurinë e saj natyrale, ka postuar dy foto ku ajo ka dashur që të tregojë se mund të jetë shumë e bukur edhe pa ndihmën e grimierëve profesionistë. Në një foto të postuar në rrjetin social Twitter, ajo shkruan “gati”, pa sqaruar më tej, nëse mund të jetë duke u nisur drejt ndonjë skene për të argëtuar admiruesit, apo në ndonjë dalje me miqtë e saj Zakonisht yjet e skenës, makijazhin ua lënë në dorë profesionistëve, por Adelina duke pasur bukurinë që ia ka dhuruar natyra, duket të mos i duhet shumë ndihma e tyre, pasi edhe me ato pak rregullime që bën vetë, duket rrëzëllitëse. noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit