Transmetuar më 31-07-2013, 14:09

Në Indi një tjetër ngjarje tragjike ka përfshirë një grua dhe fëmijët e saj. Një nuse e re, tashmë e lodhur nga dhuna e pësuar nga i shoqi, i cili sa herë dehej e dhunonte ndërmori një veprim ekstrem.

I dha fund jetës së bashku me dy fëmijët e saj njëri 2 vjeç e tjetri 8 muajsh duke i vënë zjarrin vetes, ndërsa në krah mbante të miturit.

Nëna me dy fëmijët ndërruan jetë, pavarësisht ndihmës së fqinjëve të cilët ndërhynë me vonesë në shuarjen e flakëve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kishunpali në distriktin e Deoria, në shtetin e Uttar Pradesh. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit