

Tiranë, 31 korrik 2013, NOA.al- Kolegji Zgjedhor vendosi sot rinumërimin në 10 qendrave të votimit në Lezhë, duke pranuar pjesërisht kërkesën e Partisë Demokratike.
Përfaqësuesi ligjor demokrat Oerd Bylykbashi deklaroi se Kolegji vendosi të pranojë pjesërisht kërkesën për rinumërim dhe rivlerësim në 10 qendra votimi të ankimuara fillimisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe pranuan se së paku në ato 10 qendra kishte trafik dhe vjedhje me presion të paktën 400 votave nga Partia Socialiste.
“Është për të ardhur keq se nuk u morën në konsideratë, të gjitha ato fakte që u provuan botërisht për 248 Qendra Votimi ku ishin së paku 300 vota të tjera të vjedhura nga PS. Pak më vonë do të fillojë në Kolegj procesi i rinumërimit dhe rivlerësimit që do të rikonfirmojë vjedhjen e PS në qarkun e Lezhës. Partia Demokratike edhe kështu siç është e mban mandatin, po s’ka pse të jetë i fituar me pak vota, por të bazohet mbi votën e vërtetë të shqiptarëve, ne nuk kemi fituar me 39 vota diferencë por mbi 700 vota diferencë”, u shpreh Bylykbashi, citon Noa.al.
Pas vendimit Kolegji Zgjedhor rreth orës 15.00 nis procesin e rinumërimit të votave në ambientet e Gjykatës së Apelit. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





