Transmetuar më 31-07-2013, 12:07

Tiranë, NOA.al – Bashkia e Tiranës inauguroi sot rikonstruksionin tërësore të rrugës “Pjetër Bogdani”.

Kryebashkiaku Lulzim Basha tha në ceremoni se, “është një kënaqësi e veçantë që në këtë moment shkelim në një rrugë të rindërtuar tërësisht nga Bashkia e Tiranës, e cila është evidentuar prej kohësh si një problem për banorët, në çdo parametër të munguar të saj, por që sot është rindërtuar në parametra të plota, në standarde të plota, që nga nëntoka e deri tek pemët dhe ndriçimi. Kush ka pasur meraqe se këto ishin punët elektorale e kupton fare mirë se këto në fakt janë punë qytetare që i përgjigjen nevojave të qytetit, nevojave të qytetarëve”,deklaroi kryebashkiaku Basha.

Sipas tij, krahas përfundimit të një numri të madh investimesh që kanë nisur dhe janë drejt fundit, të tjera projekte nisin zbatimin në gjithë Tiranën për të bërë të mundur përmirësimin e jetës së qytetarëve kudo ku ata jetojnë.

“Për fat të mirë në javët në vijim do të shikojmë përfundimin e një duzine rrugësh të tjera të nisura respektivisht me buxhetet e vitit 2012-2013. Ndërkohë që kemi në proces pune një numër shumë të madh rrugësh dhe blloqesh për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të Tiranës kudo që jetojnë në periferi apo në qendër dhe për të realizuar premtimin dhe angazhimin madhor të Bashkisë  së Tiranës, cilësi, përmirësuar jetën kudo që ndodhen qytetarët e Tiranës”, theksoi Basha.

Me një investim prej 40.9 milion lekësh, në këtë rrugë me gjatësi 541.5 m, gjerësi 6 m dhe trotuare në dy anët me gjerësi 2 m, janë ndërtuar kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza, janë vendosur 29 shtylla të ndriçimit. Janë shtuar dhe 35 pemë të reja, është ndërtuar rrjeti i ujësjellësit si dhe janë kryer të gjitha punimet për linjat rezervë për fibra optike dhe shërbimet inxhinierike nëntokësore.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit