

Tiranë, NOA.al – Kryeministri i ardhëshëm, Edi Rama duke bërë publik emrat e kabinetit të ri qeveritar me të cilët ai do të qeverisë vendin që nga shtatori, tha se “Qeveria e re do të jetë mishërimi i boshtit strategjik të vizionit tonë për ti dhënë më shumë hapësira grave, i vullnetit tonë qytetar për të përfshirë në qeverisje eshe shoqërinë civile. Qeveria e re nuk do të jetë tribuna tradicionale e dukjes së pushtetit por tryeza e punës së palodhur për të justifikuar votën e qytetarëve”.
Sipas Ramës, “Qeveria e re do të ketë vetëm një pjesë pa mandat deputeti, ndërsa pjesën tjeter me mandatin e 23 qershorin në Kuvend. Ajo është fryt i një dialogu intensiv me partnerin strategjik, kreun e LSI që dua ta falenderoj për frymën konstruktive për formimin e kabinetit të ri qeveritar” tha Rama.
Kryeministri Edi Rama
Zv/Kryeministri, Niko Peleshi
MINISTRITE:
1. Ministria e Financave, Shkëlqim Cani
2. Ministria e Brendshme, Saimir Tahiri
3. Ministria e Mbrojtjes, Mimi Kodheli
4. Ministria e Jashtme, Ditmir Bushati
5. Ministria e Integrimit Europian, Klajda Gjosha
6. Ministria e Drejtësisë, Nasip Naço
7. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj
8. Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri
9. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Engalntina Gjermeni
10. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto
11. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti
12. Ministria e Shëndetësisë, Ilir Beqja
13. Ministria e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla
14. Ministria e Mirëqenies, Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj
15. Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro
16. Ministria e Mjedisit, Lefter Koka
17. Ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito
18.Ministër për Çështjet Vendore Bledi Cuci
19.Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





